Moti i paqëndrueshëm i së hënës do të na shoqërojë pothuajse përgjatë gjithë javës. Meteorologia Lajda Porja thotë se përveç reshjeve të shiut, do të ketë edhe dëborë në zonat malore dhe rënie temperaturash. Nga dita e mërkurë pritet që të ndryshojë situata termike dhe të rriten temperaturat. “Një javë pranvere por me nuanca dimri. Parashikohet që moti të jetë i paqëndrueshëm deri të enjten. E hëna dhe e marta, përveç reshjeve të shiut, janë rikthyer reshjet e dëborës në lartësinë 900-1000 metra, duke bërë që kjo shoqëruar me rënie të temperaturave. Të hënën dhe të martën të kemi reshje shiu, kryesisht në veri dhe verilindje reshje dëborë. E marta do t’i ketë reshjet të spostuara në pjesën e dytë të ditës.
E mërkura dhe e enjtja ka një ndryshim të situatës termike, ku presim temperatura të larta. Do të ketë rënie të ndjeshme të tyre, duke u shoqëruar me rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të territorit. Dy ditët e para të kësaj jave me reshje shiu e dëbore, e mërkura dhe e enjtja me reshje shiu dhe temperatura të larta. Ndërkohë, parametri i erës, parashikohet që sonte në mbrëmje të kemi forcim të saj, duke bërë që e marta dhe e mërkura përfshirë dhe pjesërisht të enjten, era të jetë e fortë, herë pas here mbi 70 km/orë duke sjellë probleme me trafikun detar. Një situatë disi problematike për situatën termike sepse temperaturat sot shënojnë 19 gradë, nesër do të ketë rënie drastike ku maksimalja nuk do të jetë më shumë se 14 apo 15 gradë ndërsa e mërkura dhe e enjte, do të sjellin temperatura të larta deri në mbi 20 gradë celcius.“, u shpreh meteorologia.
“Kosova dhe Maqedonia e Veriut do të jenë nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm përgjatë kësaj jave. Të hënën dhe të martën, do të ketë edhe reshje dëbore për shkak të temperaturave të ulëta ku miminalet janë madje në -1 apo -2. Maksimalet në Kosovë jo më shumë se 10 apo 11 gradë ndërkohë parashikohet që pjesa e dytë e javës, edhe moti do të jetë i paqëndrueshëm dhe me reshje shiu, presim që të kemi ndryshim të situatës termike, ku temperaturat do të rriten ndjeshëm. Të premten, pritet përmirësim i dukshëm i motit dhe në fundjavë, ku do të kemi rikthim të diellit dhe të ditëve tipike të pranverës.“, tha Porja./abcnews.al