Java ka nisur me mot të kthjellët dhe temperatura të larta, por parashikimet sinjalizojnë një ndryshim gradual të kushteve atmosferike.Meteorologu Hakil Osmani nga MeteoAlb në një prononcim në News 24 tha se nga e marta pritet një mot i paqëndrueshëm me reshje të izoluara në zonat veriore dhe rrebeshe të shkurtra gjatë fundjavës. Megjithatë, dita e diel parashikohet të rikthejë diellin dhe një rritje të ndjeshme të temperaturave.Hakil Osmani nga Mateoalb: Temperaturat në tërësi pritet të jenë të larta, me reshje të pakta. Edhe sot do kemi vranësira ndonjëherë, ndërsa temperaturat do të jenë të larta kryesisht. Nga e marta deri në fundjavë, pritet një mot i paqëndrueshëm. Do të kemi reshje të izoluara shiu në zonat veriore. Rrebeshe shiu të shkurta do të ketë të shtunën. Do jetë fundjavë e cila do mbizotërohet nga moti i paqëndrueshëm. Të dielën pritet të kemi një mot me diell dhe rritje temperaturash me 2-3 gradë celcius, duke shkuar temperaturat deri në 24 ose pak më tepër gradë celcius.