Ky aktivitet përkon me “Tetorin gjerman”, i cili sjell aktivitete të përvitshme të kulturës gjermane në Shqipëri.
Gjatë kësaj jave do të zhvillohet një program i larmishëm aktivitetesh, që përfshijnë veprimtari për prezantimin e librave, performanca kërcimi, filma artistik, ekspozita fotografike, shfaqe teatrale etj.
Javët e Kulturës Gjermane zhvillohen në Shqipëri që prej vitit 2007. Në thelb të këtij eventi qëndron mesazhi se, arti dhe kultura mund të ndihmojnë të përjetojmë momente shkujdesjeje dhe të çelim perspektiva të reja.