Saturday, April 19, 2025
HomeSHKENCA DHE JETAJaponia krijon institutin për studimin e tajfuneve

Japonia krijon institutin për studimin e tajfuneve

Në Japoni u krijua instituti i parë kërkimor për tajfunet. Qendra Kërkimore Shkencore dhe Teknologjike e Tajfunit, e themeluar në Universitetin Kombëtar ”Yokohama” në Kanagawa, në juglindje të Tokios, do të mbledhë ekspertë dhe akademikë nga institucionet qeveritare dhe private. Qendra, e cila është e para në Japoni, do të synojë të vlerësojë dëmin që mund të shkaktojnë tajfunet dhe të përcaktojë kuadrin e masave që mund të ndërmerren. Qendra gjithashtu do të udhëheqë kërkimet mbi shfrytëzimin e tajfuneve si një burim i ripërtëritshëm i energjisë, në përputhje me qëllimin e qeverisë japoneze për zero karbon deri në vitin 2050. Shefi i këtij instituti, Hironori Fudeyasu tha se “ndihem i mundur nga dëmet e mëdha të shkaktuara nga tajfunet”. “Ne synojmë të bashkëpunojmë me shumë studiues për të kryer studime rigoroze dhe për të paraqitur rezultatet në komunitet. Unë e shoh dritën përpara”, shtoi ai. Organizata përfshin akademikë nga shumë universitete si nga Instituti i Kërkimeve Meteorologjike dhe nga qendra kërkimore RIKEN, e mbështetur nga qeveria, dhe ekspertë nga ”Kawasaki Heavy Industries” dhe ”Deloitte Tohmatsu”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ