Vendi i Expo, i vendosur në ishullin artificial të Yumeshima, është i rrethuar nga Unaza e Madhe, një ndërtim prej druri dy kilometra i gjatë dhe deri në 20 metra i lartë, për të cilin organizatorët thonë se është më i madhi në botë.
Struktura imponuese synon të simbolizojë konceptin gjithëpërfshirës të Expo – diversitetit dhe unitetit.
Gjatë një periudhe gjashtëmujore, deri më 13 tetor, më shumë se 160 vende, rajone dhe organizata ndërkombëtare do të prezantojnë idetë e tyre në pavionet e tyre me temën qendrore “Dizajnimi i shoqërisë së të ardhmes për jetët tona”.
Organizatorët presin 28 milionë vizitorë, megjithëse sondazhet tregojnë se interesi në mesin e popullatës japoneze deri më tani ka qenë shumë më i ulët se sa pritej.
Osaka priti për herë të fundit Ekspozitën në vitin 1970, kur erdhën më shumë se 64 milionë vizitorë