Monday, November 25, 2024
HomeSHKENCA DHE JETAJAPONI – Shënohet vera më e nxehtë e 125 viteve të fundit

JAPONI – Shënohet vera më e nxehtë e 125 viteve të fundit

Agjencia Meteorologjike e Japonisë njoftoi se në vend u shënua stina e verës më të nxehtë e 125 viteve të fundit. Sipas deklaratës, bëhet e ditur se gjatë periudhës qershor-gusht janë kryer matjet e temperaturës në 15 rajone të ndryshme të vendit. U zbulua se devijimi mesatar i temperaturës në sezonin e verës u rrit me 1.76 gradë Celsius. Ndërsa në periudhën 16 korrik – 23 gusht në 106 pika nga 915 në të gjithë vendin, u regjistruan temperaturat më të larta deri më tani. “Në 2023, temperatura mesatare e stinës së verës, ishte mjaft e lartë në Japoninë veriore, lindore dhe perëndimore. Temperatura mesatare e verës në Japoni është më e larta që nga vera e vitit 1898”, thuhet në deklaratë. Ndërkohë temperatura e nxehtë në fillim të gushtit në Fukushima në verilindje të vendit u regjistruan 40 gradë Celsius. Kjo temperaturë ishte dita më e nxehtë e vitit 2023 në Japoni.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments