Numri i të vdekurve nga tërmeti i fuqishëm në bregun perëndimor të Japonisë në ditën e Vitit të Ri është rritur në 126, njoftuan autoritetet lokale. Të paktën 211 persona janë raportuar të zhdukur në prefekturën e prekur të Ishikawa. Qeveria ka dërguar ushtarë shtesë në zonën e fatkeqësisë për të mbështetur ekipet e kërkim-shpëtimit në terren. Sipas tyre 72 orët e para janë vendimtare në kërkimin e të mbijetuarve. Kushdo që nuk shpëtohet gjatë kësaj kohe ka një shans të reduktuar për të mbijetuar. Në qytetin bregdetar të Wajima, i cili u godit më shumë nga tërmeti 7,6 ballë, shpërtheu një zjarr i madh dhe shumë shtëpi u shkatërruan. Malet e rrënojave, rrugët e dëmtuara, rrëshqitjet e dheut dhe lëkundjet kanë penguar përpjekjet e ekipeve të kërkim-shpëtimit
JAPONI – Numri i të vdekurve pas tërmetit
RELATED ARTICLES