Jane Goodall, ambientalistja e njohur për kërkimin e saj të jashtëzakonshëm në terren mbi shimpanzetë dhe avokimin mjedisor në të gjithë botën
Sipas institutit me seli në Uashington, Goodall vdiq nga shkaqe natyrore ndërsa ishte në Kaliforni në një turne eventesh, në SHBA.
Zbulimet e saj revolucionarizuan shkencën dhe ajo ishte një avokate e palodhur për mbrojtjen dhe restaurimin e botës natyrore.
Ndërsa jetonte midis shimpanzeve në Afrikë disa dekada më parë, Goodall dokumentoi kafshët duke përdorur mjete dhe duke bërë aktivitete të tjera – duke zbuluar personalitetet e tyre të dallueshme.
Vëzhgimet e saj dhe paraqitjet e saj të mëvonshme në revista dhe dokumentarë në vitet 1960 transformuan mënyrën se si bota i perceptonte – jo vetëm qëniet më të afërta biologjikë të njerëzve, por edhe kompleksitetin emocional dhe shoqëror të të gjitha kafshëve.
“Atje jashtë në natyrë, kur je vetëm, mund të bëhesh pjesë e natyrës dhe njerëzimi yt nuk të pengon”, tha Goodall në vitin 2021.
Ajo kishte planifikuar të takohej sot me studentë dhe mësues – për të nisur mbjelljen e 5,000 pemëve rreth zonave të djegura nga zjarret në zonën e Los Anxhelesit.
Roli i Goodall si aktiviste
Puna e saj u zhvendos në avokim më global pasi ajo pa një film shqetësues me eksperimente mbi kafshët laboratorike në një konferencë në vitin 1986.
“E dija që duhej të bëja diçka”, tha ajo në vitin 1997.
Kur pandemia e COVID-19 u shfaq në vitin 2020 dhe ndaloi aktivitetet e saj, Goodall nisi të transmetonte podkaste nga shtëpia e saj e fëmijërisë në Angli.
Përmes dhjetëra episodeve të “Jane Goodall Hopecast”, ajo transmetoi diskutimet e saj me të ftuar, përfshirë senatorin amerikan Cory Booker, autoren Margaret Atwood dhe biologen detare, Ayana Elizabeth Johnson.
Në vitet e mëvonshme, ajo kundërshtoi taktikat agresive nga aktivistët e klimës, duke thënë se ato mund të kishin efekt të kundërt.
Në prag të zgjedhjeve të vitit 2024, ajo i nxiti votuesit të zgjidhnin kandidatë të përkushtuar për të mbrojtur botën natyrore.
Goodall gjithashtu ndërtoi një prani të fortë në mediat sociale, duke këshilluar miliona ndjekës rreth nevojës për t’i dhënë fund bujqësisë industriale dhe se si të shmangnin paralizimin nga kriza klimatike.