Laureati amerikan i çmimit Nobel, James Watson, revolucionarizoi shkencën duke zbuluar strukturën e ADN-së me kolegun e tij Francis Crick, një arritje e madhe e njollosur nga vërejtje raciste.Në prill të vitit 1953, James Watson, së bashku me shkencëtarin britanik Francis Crick, botuan një artikull njëfaqësh në revistën prestigjioze shkencore ”Nature”.

Në të, të dy shkencëtarët përshkruan për herë të parë strukturën e dyfishtë spirale të ADN-së.

Nukleotidet mblidhen në çifte: A me T dhe C me G.

Kjo strukturë bëri të mundur të kuptohet se si kopjohet dhe transmetohet informacioni gjenetik i përmbajtur në secilën qelizë.

“Ne besojmë se ADN-ja është një kod. Me fjalë të tjera, ne besojmë se kemi gjetur mekanizmin bazë të kopjimit që jep jetë”, i shkroi Francis Crick të birit.

Crick, i cili vdiq në vitin 2004, ishte 36 vjeç në atë kohë, dhe Watson ishte vetëm 25 vjeç.

Në vitin 1962, James Watson mori çmimin Nobel në Mjekësi së bashku me Francis Crick dhe biofizikantin e Zelandës së Re, Maurice Wilkins.

Puna e tyre, e cila revolucionarizoi kërkimin mjekësor, bujqësinë dhe bioteknologjinë, njihet si një nga zbulimet më të mëdha shkencore të të gjitha kohërave.