Sopranoja me famë botërore Ermonela Jaho u prit sot në selinë e Akademisë së Shkencave nga kryetari i ASHSH-së, Skënder Gjinushi, zv.kryetarja e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, Evis Kushi, zëvendëskryetari i ASHSH-së, Vasil Tole, sekretarja shkencore e ASHSH-së Anila Hoda, anëtarë të tjerë të kryesisë së ASHSH-së, akademikë, të ftuar dhe miq të saj.

Kryetari i Akademisë së Shkencave, Gjinushi e njohu sopranon me arsyen e vendosjes së statusit të anëtarit të jashtëm, si një nevojë për hapjen e ASHSH-së ndaj studiuesve, kërkuesve e krijuesve më të suksesshëm që e ushtrojnë veprimtarinë jashtë vendit në fushën e shkencës, letërsisë, artit e kulturës; si një detyrim për të vlerësuar e shprehur mirënjohjen ndaj më të shquarëve.

Gjinushi, pasi e përgëzoi edhe njëherë sopranon për arritjet e saj, tha se Akademia e Shkencave është e nderuar me pranimin e Ermonela Jahos si anëtare jashtme.

Sopranoja e mirënjohur Ermonela Jaho shprehu mirënjohjen për Kryesinë e ASHSH-së dhe anëtarët e saj. Ajo e konsideroi vlerësimin si anëtare e jashtme e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë si një nder që shkon përtej një vlerësimi formal. “Është një prekje shpirtërore, një rikthim simbolik në origjinë, një urë që lidh rrugëtimin tim artistik me vendin që më dha frymën e parë”, tha Jaho.

Ajo theksoi: “Ky nder që më bëni sot nuk është thjesht një vlerësim për rrugën time artistike, por një ftesë për të qëndruar më afër vendit tim, për të kontribuuar më thellë në jetën kulturore dhe shpirtërore të tij. Është një përgjegjësi që e marr me përkushtim të plotë dhe me një ndjeshmëri që nuk është venitur asnjëherë, pavarësisht nga largësitë gjeografike.”

Sopranoja e shquar, Ermonela Jaho, u shpreh më tej e emocionuar që “ky vlerësim vjen nga një institucion që përfaqëson mendimin, dijen, kujtesën dhe vizionin e kombit tonë: prandaj ka një peshë të veçantë për mua, sepse më lidh me një traditë që dua ta nderoj dhe ta pasuroj me gjithçka që jam”.

Në fund, ajo tha: “E marr këtë vlerësim si një frymëzim për të ecur më tej, për të mos ndalur së kontribuuari jo vetëm si artiste, por si shqiptare që beson në fuqinë transformuese të kulturës, në domosdoshmërinë e dialogut dhe në përgjegjësinë për ta çuar përpara trashëgiminë tonë të përbashkët.”

Certifikata “Anëtare e jashtme” e Akademisë së Shkencave iu dorëzua sopranos Ermonela Jaho nga Evis Kushi. Nëpërmjet kësaj certifikate, Ermonela Jaho vlerësohet si personalitet i artit, këngëtare lirike, soprano me njohje ndërkombëtare.

Nga takimi i sopranos Ermonela Jaho me akademikun e ASHSH,