Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREJacob Rothschild, financieri rebel i dinastisë

Jacob Rothschild, financieri rebel i dinastisë

Dinastia bankare më e famshme evropiane humbi një nga trashëgimtarët e saj të fundit të mëdhenj. Lordi Jacob Rothschild, financier dhe sipërmarrës, vdiq në moshën 87-vjeçare. Djali i Victor dhe Barbara Hutchinson, një grua e krishterë anglikane që u konvertua në judaizëm, Jacob studioi në Universitetin e Oksfordit dhe më pas u trajnua si financier në bankën e familjes ”NM Rothschild & Sons” duke filluar nga viti 1963. Pika e kthesës daton në vitin 1980, kur Jacob në mënyrë efektive u shkëput me institucionin e kreditit të themeluar nga paraardhësit e tij për të krijuar atë që do të bëhej perandoria e tij financiare në qytetin e Londrës ”J Rothschild Assurance Group”, i promovuar në partneritet me Mark Weinberg, i konsideruar si kasafortë e operacioneve globale. I kujtuar nga familja e tij si një filantrop dhe një mbështetës i traditës familjare, i komuniteteve hebreje, i shtetit të Izraelit, i çështjes sioniste – ai mori nderimet më të larta britanike gjatë jetës së tij nga familja mbretërore e Windsor, deri në shenjat ekskluzive të komandantit të Urdhrit Mbretëror Victorian (CVO) që i është dhënë nga mbretëresha Elizabeth II në vitin 2020. ”Babai ynë Jakobi ishte një figurë e shquar për shumë njerëz, një financier i vlerësuar, kampion i arteve dhe kulturës, shërbëtor i përkushtuar i publikut, mbështetës i pasionuar i aktiviteteve bamirëse në Izrael dhe për kulturën hebreje, ambientalist entuziast, mik, baba dhe gjysh i dashur”, shkruanin katër fëmijët në një mesazh duke specifikuar se varrimi do të bëhet privatisht sipas ritit hebre. Në vitin 2019 ai mbeti i ve, pas 58 vitesh martesë me gruan e jetës së tij Serena Dunn, një trashëgimtare anglo-kanadeze dhe pronare e një stalle të njohur me kuaj garash race të pastër.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments