Friday, November 22, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREIzraeli:Nuk do ta tolerojmë terrorizmin

Izraeli:Nuk do ta tolerojmë terrorizmin

Ministria e Jashtme e Izraelit lëshoi një deklaratë në lidhje me operacionin e Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) në kampin e refugjatëve në Xhenin që nisi mëngjesin e së hënës, ku akuzonte organizatat terroriste se po përdorin kampin për të promovuar aktivitete terroriste brenda një zone mbipopulluar. ”Ata drejtojnë një qendër terrori të vendosur mes shkollave dhe qendrave mjekësore”, thuhet në deklaratë. Ministria e Jashtme tha se Izraeli vepron kundër elementëve terroristë të cilët kërcënojnë stabilitetin dhe sigurinë e rajonit dhe dobësojnë Autoritetin Palestinez. ”Izraeli nuk do të tolerojë asnjë akt terrorizmi kundër qytetarëve të tij dhe do të veprojë me vendosmëri për t’i zhdukur këto kërcënime”, thuhet në deklaratë. Gjatë dy viteve të fundit, Xhenini është bërë një qendër kryesore e terrorizmit dhe një bastion iranian pranë qendrave të popullsisë izraelite. “Shumica e sulmeve terroriste kundër izraelitëve kanë origjinën nga Xhenini”, tha IDF. ​Të paktën pesë palestinezë u vrarë gjatë një operacioni ushtarak izraelit, në shkallë të gjerë në qytetin Xhenin të Bregut Perëndimor. “Rreth 20 persona të tjerë u plagosën duke përfshirë shtatë në gjendje kritike”, tha Ministria palestineze e Shëndetësisë. Izraeli tha se operacioni, duke përfshirë sulmet ajrore, kishte në shënjestër infrastrukturën terroriste. Një teatër në qendër të qytetit raportoi se ishte goditur nga bombardimet. Kampi i refugjatëve në Xhenin ishte gjithashtu në shënjestër. Aty jetojnë rreth 17 000 persona.atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments