Wednesday, April 23, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETAREIzraeli vazhdon sulmet në Gaza

Izraeli vazhdon sulmet në Gaza

Ushtria izraelite deklaroi se ka goditur rreth 250 objektiva militantë në të gjithë Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, ndërsa mjekët thonë se dhjetëra palestinezë janë vrarë në sulmet e fundit izraelite. Të paktën 31 persona vdiqën të dielën kur një bombë shkatërroi një ndërtesë banimi në veri të Gazës, thanë punonjësit e shëndetësisë. Në kampin e mbushur me njerëz të refugjatëve ”Jabalia”, po kryheshin kërkimet për njerëzit e bllokuar nën rrënojat e ndërtesës shumëkatëshe. Ministria e Shëndetësisë e kontrolluar nga Hamasi tha se trupat e 45 personave të vrarë në sulmet ajrore dhe artilerie izraelite ishin dërguar në spitalin ”al-Aqsa” në qendër të Gazës që nga mbrëmja e së shtunës. Informacioni nuk mund të verifikohej në mënyrë të pavarur. Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) nuk komentuan mbi shkatërrimin e ndërtesës dhe thanë se sulmet e tyre kishin në shënjestër depo armësh, boshte tunelesh dhe vende të tjera të lidhura me Hamasin. IDF tha se avionët luftarakë, së bashku me trupat tokësore, shkatërruan një objekt komunikimi të Hamasit që ndodhej pranë një xhamie në brezin bregdetar jugor. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu u bëri thirrje luftëtarëve të Hamasit që të dorëzojnë armët e tyre në një video të transmetuar të dielën në mbrëmje. Netanyahu tha se “ditët e fundit, dhjetëra terroristë të Hamasit ishin dorëzuar në ushtrinë izraelite. Lufta do të vazhdojë, por ky është fillimi i fundit për Hamasin”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

JamesBok on Bashkia CERRIK
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
JamesBok on Bashkia CERRIK
JamesBok on Qarku DIBER
JamesBok on Bashkia DELVINE
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ