Tuesday, April 22, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETAREIzraeli godet objektivat e Hamasit

Izraeli godet objektivat e Hamasit

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) deklaruan se goditën objektivat e Hamasit në Libanin jugor pasi u vunë nën sulme të rënda me raketa nga fqinji i saj verior. “IDF ka goditur objektiva duke përfshirë infrastrukturën terroriste që i përkasin Hamasit në Libanin jugor”, tha ushtria izraelite në një postim në Twitter. “IDF nuk do të lejojë organizatën terroriste Hamas të veprojë nga brenda Libanit dhe do të mbajë shtetin e Libanit përgjegjës për çdo zjarr të drejtpërdrejtë që vjen nga territori i tij”, shkruhet në postim. Sipas raportimeve të mediave, ka pasur shpërthime pranë qytetit të Tirit në jug të Libanit. Thuhet se afër ka një kamp refugjatësh palestinezë. IDF tha se rreth 34 raketa u hodhën në Izrael të enjten, duke shënuar një nga sulmet më të mëdha që nga viti 2006. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu premtoi një përgjigje të ashpër në mbrëmje. “Ne do të godasim armiqtë tanë dhe ata do të paguajnë çmimin për çdo akt agresioni,” tha ai në fillim të një takimi të kabinetit të sigurisë në Jerusalem. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ