Monday, April 21, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETAREIZRAEL-Marrëveshje për formimin e një qeverie emergjente

IZRAEL-Marrëveshje për formimin e një qeverie emergjente

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka arritur një marrëveshje me politikanin kryesor të opozitës Benny Gantz për të formuar një qeveri emergjente, thanë ministrat e partisë në pushtet “Likud”. Izraeli ka nisur sulme masive ajrore në Rripin e Gazës palestineze në reagim ndaj militantëve të Hamasit që sulmuan shtetin hebre të shtunën. Mbi 1 000 persona kanë vdekur nga secila anë. Sipas marrëveshjes, Netanyahu, ministri i Mbrojtjes Yoav Gallant dhe ish-ministri i Mbrojtjes Gantz i koalicionit të Unitetit Kombëtar do të formojnë një kabinet lufte. “Ish-shefi i shtabit të përgjithshëm Gadi Eizenkot dhe zyrtari i lartë i “Likud”, Ron Dermer do të shërbejnë gjithashtu si vëzhgues”, thanë ministrat. Raportet thonë se Gantz pritet gjithashtu të sigurojë pesë ministra për një kabinet sigurie. Netanyahu u ofroi të shtunën liderëve të opozitës Yair Lapid dhe Gantz role në një qeveri emergjente. Ishte e paqartë nëse Lapid do të luajë gjithashtu një rol në qeverinë e emergjencës. Ekspertët besojnë se do të nevojitet një koalicion i gjerë për të nxitur vendime të gjera ushtarake dhe politike në ditët në vijim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ