Reshjet e dendura të shiut në veri të Italisë shkaktuan rrëshqitje toke në rajonet e Venetos, Ligurias dhe Toskanas ndërsa autoritetet kanë paralajmëruar për përmbytje të mëdha. Në disa zona rrugët ishin të mbuluara me ujë dhe urat ishin mbyllur. Situata në rajonin e Venecias mbetet kritike.
Në rajonin e Ligurias, komuna Pieve Ligure praktikisht u nda në gjysmë nga rrëshqitjet e tokës. Trafiku hekurudhor në itinerarin midis Milanos dhe Venecias u devijua duke rezultuar në vonesa të gjata.
Midis qyteteve Vicenza dhe Padova, trafiku hekurudhor u ndërpre plotësisht për rreth 50 kilometra. Autoritetet urdhëruan disa familje të largoheshin nga shtëpitë e tyre. Ndërkohë evakuime u bënë edhe në bashki të tjera. Rajoni i Alpeve italiane përjetoi reshje të dendura bore duke çuar në mbylljen e rrugëve