Rajoni i Lombardisë ka nisur t’u kërkojë testin Covid-19 të gjithë pasagjerëve që mbërrijnë në aeroportin e Malpensas nga Kina. Kjo është një masë parandaluese që shërben edhe për të konstatuar llojin e variantit Covid të atyre që vijnë nga vendi aziatik. ”Dje janë bërë 90 tampone, sot 120 dhe nesër do të kemi rezultatet e para”, bën të ditur Malpensa. Edhe Japonia ka vendosur teste për Covid-19 për vizitorët nga Kina kontinentale, njoftoi kryeministri Fumio Kishida në përgjigje të përfundimit të ardhshëm të karantinave të detyrueshme pas mbërritjes në Kinë. Kjo masë e Tokios do të hyjë në fuqi nga e premtja. Kështu, vizitorët nga Kina do të jenë të vetmit në Japoni që do të duhet të bëjnë automatikisht një test Covid, përveç çdo udhëtari që shfaq simptoma me mbërritjen në territorin japonez. ”Ka informacion se infeksionet po përhapen me shpejtësi në Kinë”, u tha Kishida gazetarëve. “Kjo po gjeneron shqetësim në rritje në Japoni”, theksoi ai.ATA
Italia u kërkon testin negativ të mbërriturve nga Kina
RELATED ARTICLES