Qeveria italiane njoftoi se personat mbi 70 vjeç nuk do të jenë më të detyruar të rinovojnë kartat e identitetit.

”Një dekret pritet të parashikojë që kartat e identitetit që skadojnë pas moshës 70 vjeç do të mbeten të vlefshme pafundësisht, për të lehtësuar jetën e qytetarëve të moshuar”, tha  ministri për Administratën Publike, Paolo Zangrillo, duke shtuar se dekreti do të publikohet në ditët e ardhshme.

Qytetarët e moshuar shpesh përballen me radhë të gjata në zyrat qeveritare dhe shumë hasin vështirësi me sistemet online për takime, ndërsa disa nuk kanë akses në kompjuter.

Italia ka një nga normat më të larta të jetëgjatësisë në Europë, me rreth një në pesë persona mbi 70 vjeç