Wednesday, October 23, 2024
HomeSOCIALESHENDETESIITALI – Largimi i mjekëve minon themelet e sistemit shëndetësor

ITALI – Largimi i mjekëve minon themelet e sistemit shëndetësor

Janë 180 000 profesionistë të kujdesit shëndetësor që, sipas të dhënave të OECD-së, zgjodhën të largoheshin nga Italia për të punuar jashtë vendit mes viteve 2000 dhe 2022. Presidentja e Shoqatës Italiane të Pediatrisë, Annamaria Staiano ka ngritur alarmin në fjalimin e saj në Kongresin e Pediatrisë në Torino. “Mungesa e specialistëve, në radhë të parë në fushën e urgjencës, por edhe në kuadrin e kujdesit kompleks, po minon themelet e një sistemi shëndetësor të konsideruar deri tani ndër më të mirët në botë”, tha Staiano. “Dimri i kaluar, me dhomat e urgjencës pediatrike nën presion, për shkak të epidemisë së bronkiolitit dhe qarkullimit të gripit dhe viruseve të tjera, ekspozoi të metat e një sistemi që ka nevojë për një përmirësim të thellë, mangësitë e të cilit mund të lindin përsëri gjatë këtij sezoni”, theksoi ajo. ”Ne jemi dëshmitarë çdo ditë, largimi i tyre ndikon edhe në profesionalizimin e profilit shumë të lartë. Po të kemi parasysh, pagat e personelit shëndetësor në Itali janë shumë më të ulëta se ato të kolegëve të tyre evropianë”, tha Staiano.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments