Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALESHENDETESIISUV zgjeron akreditimin me teste të reja për sigurinë ushqimore

ISUV zgjeron akreditimin me teste të reja për sigurinë ushqimore

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca informoi sot se java mbyllet me dy lajme shumë të mira nga bujqësia, konkretisht për Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe të Veterinarisë (ISUV), si i vetmi institut reference që mbulon fushat e kontrollit dhe monitorimit laboratorik të sigurisë ushqimore, shëndetit të kafshëve si dhe mbrojtjen e bimëve. “Lajmi i parë ka të bëjë me zgjerimin e akreditimit me teste të reja në disa laboratorë dhe lajmi i dytë ka të bëjë me miratimin e VKM për statusin, organizimin dhe fuqizimin e ISUV”, tha ministrja. Sipas saj, objektivi kryesor për vitin 2022, për Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe të Veterinarisë ka qenë mirëmbajtja e akreditimeve por dhe zgjerimi i tyre me teste të reja për fushën e veterinarisë, sigurisë ushqimore, fitosanitare në përputhje me standardet ISO. Zgjerimi i akreditimit fokusohet në analizimin e pesticideve në fruta perime, shumë të nevojshme për fermerët tanë, analizimin e metaleve të rënda në produktet e peshkimit dhe diagnostikimin e influencës haviare përmes teknikave molekulare dhe serologjike. “Tashmë me testet e reja të akredituar dhe të certifikuara ISUV, plotëson 1 368 teste të akredituar nga Drejtoria Përgjithshme e Akreditimit si i vetmi ent i njohur dhe i akredituar nga Organizata Europiane e Akreditimit, duke ulur kostot e prodhimit”, theksoi Krifca, teksa vuri në dukje se ISUV është i vetmi institucion që garanton cilësinë e ushqimeve, ushqimeve për kafshët, mbrojtjen e bimëve dhe mbrojtjen e shëndetit të publikut përmes analizave të thelluara laboratorike. Gjithashtu, tha ministrja, “ISUV është vlerësuat për rritjen e kapaciteteve njerëzore dhe teknike, nëpërmjet hartimit të një grupi aktesh ligjore që ne kemi ndërmarrë për arritjen e objektivit për një kontroll dhe monitorim nga ferma në tryezë, sipas standardeve te BE-së”. “Me miratimin e kësaj pakete, ne shumë shpejt do t’u krijojmë shkencëtarëve dhe ekspertëve që punojnë në ISUV dhe që kanë punuar më përpara, mundësitë ekonomike dhe administrative që ata të rikthehen përsëri në institutin e ekselencës që ka qenë historikisht në studimet veterinare dhe të ushqimit, por edhe në busullën drejtuese të sektorit”, u shpreh ajo. “Nga ana tjetër, këto hapa janë në përputhje me një plan veprimi që adreson rekomandime të posaçme të progresraportit të KE-së, për këtë sektor, sigurinë ushqimore, duke vendosur një gur të rëndësishëm në mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve shqiptarë dhe eksporteve tona që i kemi vendosur objektiv vetes për të arritur në 1 miliard USD, deri në 2030-ën”, deklaroi Krifca.https://ata.gov.al/2022/11/18/krifca-isuv-zgjeron-akreditimin-me-teste-te-reja-per-sigurine-ushqimore/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments