ISUV, garanci për cilësinë dhe sigurinë e ushqimeve

0
1

Gjatë periudhës 1 janar – 15 gusht të këtij viti, ISUV ka analizuar 8 353 kampione për të garantuar sigurinë ushqimore. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri të ditur sot se përmes analizave dhe kontrolleve të vazhdueshme, garantohet cilësia dhe siguria e ushqimeve që arrijnë në tryezat e konsumatorëve, si brenda ashtu dhe jashtë vendit. “Siguria ushqimore është një përparësi dhe ISUV është në vijën e parë për ta garantuar”, theksoi ajo. Gjatë periudhës janar-gusht nga ana e ISUV u kryen 411 autokontrolle për eksport, 1 812 kontrollime zyrtare, 6 112 monitorime si dhe 18 teste proficence.