Ishulli i Sardës në Shkodër

0
4

Sarda, rreth 15 km larg nga Vau i Dejës, e njohur ndryshe si ishulli i Shurdhahut, është një nga vendet më të bukura që ka Shqipëria. Pas krijimit të hidrocentralit të Vaut të Dejës, u krijua një liqen artificial që e ktheu kodrën, në të cilën ndodhen rrënojat e qytetit mesjetar të Sardës, në një ishull. Në total gjatësia e ishullit nga njëri skaj në tjetrin është 393 metra, teksa kodra kap lartësinë e 130 metrave. Ishulli arrihet lehtësisht dhe nga fshati Rragam, që ndodhet vetëm 6 kilometra larg. Peizazhet e liqenit artificial si dhe kodrat e shumta përreth, e bëjnë këtë ishull një atraksion jo vetëm historik e kulturor, por edhe natyror që nuk duhet humbur.