Në Shqipëri zyrtarisht po qarkullon virusi i tipit A i gripit. ISHP ka izoluar në laboratorët e tij këtë variant nga mostrat e analizuara të pacientëve. Sipas tij falë vëzhgimeve të kryera edhe gjatë verës gripi ka qenë prezent . “Në këtë sezon kemi izoluar virusin e tipit A jemi duke kryer nën tipizimin por janë viruse të cilat bëjnë pjesë në shtamin i cili është i përfshirë në vaksinën ndaj gripit”, tha Silva Bino. Aktualisht në vend po bashkë qarkullojnë grip dhe covid të cilët kanë simptoma të ngjashme dhe shpesh të ngatërrueshme. “Shfaqet me rrjedhje hundësh, me dhimbje koke, me temperaturë të lartë dhe nuk kemi pasur forma të rënda të gripit”, tha Bino. Ekspertët paralajmërojnë se sëmundshmëria nga gripi është e rrezikshme dhe mund të marrë jetë njerëzish. “Gripi të merr jetën, sidomos kur je një person me risk, që ke një sëmundje bashkëshoqëruese, është një sëmundje e pabesë!”, u shpreh Bino. Që nga fillimi i sezonit rezulton një interes i shtuar i popullatës për vaksinën e gripit. Sipas ISHP më shumë se 60% e sasisë së vaksinave është tërhequr nga kategoritë në rrisk.
ISHP thotë se në vend po qarkullon grip i tipit “A”
RELATED ARTICLES