Sipas ISHP-së, kur nxehtësia është e fortë dhe zgjat në kohë, rritet rreziku për:
Dehidratim
Rëndim të sëmundjeve kronike (tension i lartë, zemra, diabeti, etj.)
Infeksione dhe intoksikacione nga ushqimi – sidomos kur nuk ruhet në temperatura të sigurta
Goditje nga i nxehti
Ngërçe muskulare dhe dhimbje
Të fikët, skuqje të lëkurës, ënjtje
ISHP këshillon qytetarët dhe grupet e riskut si të moshuarit, fëmijët apo personat me sëmundje kronike që të mbrohen duke pirë më shpesh ujë, të qëndrojnë në vende të freskëta, të ruajnë ushqimet në frigorifer, si edhe të shmangin ekspozimin në diell gjatë orëve të pikut (11:00 – 18:00).