Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALEIsh-Kinostudio si “Parku i Artit”

Ish-Kinostudio si “Parku i Artit”

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti përcolli sot momente nga punimet në “Parkun e Artit” që po merr jetë dita-ditës. Bëhet fjalë për projektin e shndërrimit të ambienteve të ish-Kinostudios në një park, në shërbim të artistëve dhe komunitetit. Ministrja Margariti u shpreh në rrjetet sociale se ka përfunduar faza e rehabilitimit dhe restaurimit të pjesës së degraduar të godinës monumentale të ish-Kinostudios. Pas fazës së pajisjes, artistët do të gjejnë aty salla montazhi, zhvillimi fotografie, regjistrimesh, workshopesh, etj. për të zhvilluar krijimtarinë e tyre.

Po ashtu po ndryshon faqen edhe oborri i pasmë, që rikthehet në jetë, duke u bërë funksional për banorët dhe komunitetin artistik. Ish-Kinostudio, nga një hapësirë e ndarë me mure e gardhe do të kthehet në një pol kulturor, në shërbim të artit e komunitetit. Projekt parashikon krijimin e rrugëve për këmbësorë, korsi biçikletash, nuk do të ketë kufij ndarës dhe të të shtohet gjelbërimi. Do të lihet edhe një hapësirë e posaçme për pavijon arti e instalacione artistike. Ky është një projekt i Ministrisë së Kulturës, Bashkisë Tiranë, mbështetur me fondet e Bashkimit Europian. Parku do te jetë më shumë se 16 mijë metra katrorë sipërfaqe e jashtme dhe 2100 metra katrorë sipërfaqe e brendshme. Qendra Kulturore, që do të funksionojë aty, parashikohet të ketë që nga laboratorët fotografikë, studio muzikore, dublimi, produksioni, qeramike, sallë kinemaje, hapësirë ekspozimi, madje edhe hapësira akomodimi për artistët rezidentë.http://ata.gov.al/2022/08/15/ish-kinostudio-po-merr-jete-dita-dites-si-parku-i-artit/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments