Komisioni irlandez për mbrojtjen e të dhënave që mbikqyr zbatimin e rregullave të privatësisë së të dhënave të Bashkimit Europian, bëri me dije të premten se ka gjobitur kompaninë Meta me 91 milionë euro për shkeje të sigurisë së fjalëkalimeve të përdoreusve të facebook.
Komisioni kritikoi Meta-n se ka dështuar të vendosë masa të duhura të sigurisë ëpr mbrojtjen e të dhënae të fjalëkalimeve të përdoruesve dhe se i është dashur shumë kohë për ta vënë këtë komision në dijeni për këtë çështje.
Në prill të vitit 2019, nisi një hetim pasi dega e Meta-s në Irlandë informoi komisionin për mbrjotjen e të dhënave se në mënyrë të paqëllishme kishe ruajtuar pasworde të përdoruesve të medias sociale në format të lexueshëm në sistemin e saj të brendshëm. Komisioni ndërkohë pretendon se kompania duhet ta kishte informuar për problemin shumë më parë dhe se kjo ngjarje kishte prekur 36 milionë përdorues të facebook dhe instagram në zonën ekonomike europiane.
Shumë kompani globale të teknologjisë, përfshi Google, Apple dhe Meta, i kanë selitë e tyre europiane në Dublin. Si rezultat, agjencia irladenze e mbrojtjes së të dhënave është rregullatori kryesor që është përgjegjës për t’i vënë para përgjegjësisë. Gjoba që iu vendos Meta-s të premten, është masa më e fundit e ndërmarrë ndaj gjigandit amerikan të medias sociale si dhe rivalëve të tij.
Këtë muaj, Irlanda nisi edhe një hetim ndaj zhvillimit të inteligjecës artificial të Google. KJo pasi BE, shënoi dy fitore ligjore në dy çështje të gjyqësore hapur ndaj Apple dhe Google.