Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREIrani kërcënon me mbylljen e Mesdheut ”nëse krimet në Gaza vazhdojnë”

Irani kërcënon me mbylljen e Mesdheut ”nëse krimet në Gaza vazhdojnë”

https://Një komandant i lartë i Gardës Revolucionare iraniane tha se Mesdheu mund të mbyllet nëse ”Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj vazhdojnë të kryejnë krime në Gaza”. “Ata duhet të presin mbylljen e detit Mesdhe, ngushticës së Gjibraltarit dhe rrugëve të tjera ujore së shpejti”, tha Mohammad Reza Naqdi, komandanti i Pasdaran, i cituar nga agjencia iraniane e lajmeve, Tasnim. Irani nuk ka qasje të drejtpërdrejtë në Mesdhe dhe është e paqartë se si mund të përpiqet ta mbyllë atë. Megjithatë, Naqdi foli për “rritje të fuqive të reja të rezistencës dhe mbylljen e rrugëve të tjera ujore”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments