Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREIrani ‘digjet’ nga protestat , të paktën 76 të vdekur

Irani ‘digjet’ nga protestat , të paktën 76 të vdekur

Irani është në ‘zjarr’ për shkak të protestave masive të shkaktuar nga vdekja e një 22-vjeçare, e cila u dhunua barbarisht nga policia në paraburgim pasi nuk kishte vendosur shami në kokë. Nga protestat kanë humbur jetën të paktën 76 person, ndërsa më mijëra të tjerë janë arrestuar. Irani i të Drejtave të Njeriut (IHR), një organizatë me bazë në Norvegji, akuzoi autoritetet për përdorimin e forcës dhe municionit për të shtypur protestat që vijojnë prej 11 ditësh.. “Rreziku i torturës dhe keqtrajtimit të protestuesve është serioz dhe përdorimi i municioneve të drejtpërdrejta kundër protestuesve është një krim ndërkombëtar. Bota duhet të mbrojë kërkesat e popullit iranian për të drejtat e tyre themelore”, tha drejtori i IHR, Mahmood Amiry-Moghaddam. Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut tha gjithashtu se ishte shumë e shqetësuar nga reagimi i dhunshëm i autoriteteve dhe u kërkoi atyre të respektonin të drejtën për të protestuar në mënyrë paqësore. Demonstratat antiqeveritare janë përhapur në më shumë se 80 qytete dhe qyteza në të gjithë Iranin që nga funerali i Mahsa Amini më 17 shtator. Videot e postuara në mediat sociale nga protesta kanë treguar gra duke djegur shamitë e tyre në zjarre dhe duke prerë flokët në publik me brohoritje dhe thirrje “Gratë, jetë, liri” dhe “Vdekje diktatorit”. Gruaja kurde 22-vjeçare nga qyteti veriperëndimor i Saqezit kishte qenë për vizitë në Teheran, më 13 shtator kur u arrestua nga oficerët e policisë morale për dyshimin se kishte shkelur ligjin e rreptë që u kërkon grave të mbulojnë flokët me shami. Ajo u dhunua pasi u dërgua në një qendër paraburgimi për t’u “edukuar” dhe vdiq në spital pas tre ditësh në koma.https://lajme.rtsh.al/artikull/irani-digjet-nga-protestat-per-vdekjen-e-22-vjecares-te-pakten-76-te-vdekur

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments