Iraku ka nisur zbatimin e ligjit që u miratua javën e kaluar nga kuvendi i këtij vendi e që ndalon konsumimin e alkoolit. Qeveria e Irakut ndaloi javën e kaluar importin, shitjen dhe prodhimin e pijeve alkoolike.
Pre dy ditësh doganierët irakianë kanë marrë urdhra që të nisin zbatimin e ligjit, pavarësisht kundërshtimeve. Por, kjo po kundërshtohet nga një grup deputetësh të krishterë, të cilët e dërguan ligjin në gjykatë duke e konsideruar jodemokratike, bën të ditur BBC.
Konsumimi i alkoolit në ambientet publike është i ndaluar në Irak, ku shumica e popullsisë janë të besimit mysliman, por alkooli mund të blihet në dyqane të posaçme dhe lokale të licencuara. rtsh