Dizajni i telefonit Daytona është frymëzuar nga pamja e makinave të garave të viteve ’30, takometrit dhe çelësat dekorativë, prej ari, krijojnë imazhin e pultit të një supermakine, të theksuar nga ora ikonë.Supermakina në fjalë është Campbell-Railton Blue Bird. Kjo është makina e parë në botë që ka kaluar në vitin 1932 shpejtësinë prej 400 km/orë në tokë, në pistën amerikane Daytona, projektuar dhe drejtuar nga shoferi britanik Malcolm Campbell.
Versioni Skeleton Booster karakterizohet nga ngjyra e zeza e përforcuara dhe shkëlqimi i ftohtë i bulonave të titanit. Skeleton Booster “Grand Complications” për iPhone 14 Pro 128Gb ka një çmim prej 10,320 euro. iPhone 14 Pro me Rolex Daytona do të realizohet me vetëm 3 modele. Dhe do të ketë vetëm një model të Daytona iPhone 14 Pro Max me një çmim fillestar prej 134,250 euro. rtsh