Do të prezantojmë tre produkte të reja, iPhone, Apple Watch dhe AirPods, të cilat bashkëpunojnë me njëra-tjetrën dhe janë të lehta për t’u përdorur, deklaroi CEO i Apple, Tim Cook. Pak orë më parë, Cook postoi në Twitter shprehjen ”në pritje të një ngjarjeje yjore” duke nxitur kështu fjalët për shtimin e komunikimit satelitor në telefonin Apple, i cili u tregtua për herë të parë në SHBA 15 vjet më parë. Siç pritej, Apple prezantoi katër iPhone 14 të rinj në Far Out. Kompania fillon me iPhone 14 dhe iPhone 14 Plus, të cilët ende ruajnë nivelin sipëror, me madhësi ekrani përkatësisht 6,1 dhe 6,7 inç. Risi është lidhja satelitore për mesazhet e emergjencës. Falë punës së teknikëve të Apple, u bë e mundur futja e antenave të përputhshme me satelitët në telefonat inteligjentë për të dërguar dhe marrë shpejt alarmet e urgjencës. Një menu udhëzon përdoruesin drejt pozicionimit më të mirë të telefonit drejt satelitit më të afërt, në mënyrë që të mos humbasë asnjë moment duke kërkuar ndihmë. iPhone 14 dhe iPhone 14 Plus janë të pajisur me dy kamera 12 megapiksel me një përmirësim 49% në kapjen e dritës. Kamera e përparme për selfie, përmban fokusim automatik, për selfie më të mira. IPhone 14 dhe 14 Plus integrojnë gjithashtu Crash Detection, funksionin debutues në Apple Watch Series 8 që analizon shpejtësinë e lëvizjes së përdoruesve dhe parametrat vitalë, për të dërguar sinjale emergjence në rast aksidentesh trafiku dhe të ngjashme.
iPhone 14 me lidhje satelitore
RELATED ARTICLES