Saturday, October 26, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIIPARD III, 5 milionë euro financim për grupet vendore të veprimit

IPARD III, 5 milionë euro financim për grupet vendore të veprimit

Miratimi i ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e grupeve vendore të veprimit” ka nxitur lidershipin vendor në komunitete të ndryshme rurale të vendit për të zbatuar qasjen leader (zhvillimin vendor të udhëhequr nga komuniteti për të përmirësuar dhe gjallëruar jetën dhe ekonominë rurale). Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bëri të ditur se, programi IPARD III, i cili tashmë ka marrë miratimin në Bruksel do të ketë një hapësirë të dedikuar për këtë targetgrup nëpërmjet qasjes “Leader”. Në këtë masë, GVV-të e krijuara do të kenë mundësinë të marrin deri në 5 milionë euro financim. “LEADER” është një prej instrumenteve të politikës së BE-së për zhvillimin rural dhe ngritjen e kapaciteteve të aktorëve lokalë, në këtë kuadër zbatimi i kësaj mase lehtëson vendet kandidate në rrugën drejt BE. Synimi i këtij bashkëveprimi është për një bujqësi dhe zhvillim të qëndrueshëm, duke orientuar objektiva të përbashkëta zhvillimi. MBZHR informon se bashkia e Pogradecit po nxit dhe orienton krijimin e GVV në zonën e Mokrës, edhe në Ishëm të Durrësit duke krijuar GVV e zonës Ishëm. Ndërsa vizioni i gjelbër është aktor aktiv dhe me kontribute në komunitetet e luginës së Lumit të Vlorës dhe me lidership po udhëheq krijimin e GVV në zonë. Në Mirditë, Qendra për Zhvillim dhe Integrim, Gerta Loku Tushaj, ka investuar në animimin territorial falë mbështetjes së Bashkimit Evropian dhe është fare pranë formalizimit të GVV-së për Mirditën. Pavarësisht mbështetjes ad hoc që MBZHR po ofron për nismat e mësipërme është e dukshme nevoja për mbështetje teknike për zbatimin e qasjes Leader, për animimin e territorit, mobilizimit të grupeve të ndryshme komunitare, krijimin e partneriteteve të qëndrueshme lokale, të planifikimit strategjik me pjesëmarrje të zhvillimit vendor etj.https://ata.gov.al/2022/11/14/ipard-iii-5-milione-euro-financim-per-grupet-vendore-te-veprimit/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments