Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIIPARD II, grant 8 milionë euro për 40 kontrata në blegtori

IPARD II, grant 8 milionë euro për 40 kontrata në blegtori

Përmes programit të mbështetjes AZHBR/IPARD II është synuar zhvillimi i mëtejshëm i sektorit të blegtorisë, si një nga sektorët më potencial në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të vendit. Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural (AZHBR) bën të ditur se, objektivi kryesor është prodhimi i produkteve cilësore, të garantuara dhe arritja e standardeve europiane. Në sajë të këtyre investimeve është bërë e mundur konsolidimi i një sistemi të qëndrueshëm të prodhimit blegtoral me ferma të specializuara përmes sigurimit të pajisjeve të reja për mjeljen, ruajtjen apo transportimin e qumështit, të mishit , etj. Gjithashtu, është realizuar ndërtimi apo rikonstruksioni i stallave, si edhe futja e paneleve diellore si metodë efektive për uljen e kostove për blegtorët. Në këto tre thirrje të programit IPARD II janë nënshkruar 40 kontrata, me një grant në dispozicion prej 8 milionë euro, fonde të Bashkimit Europian, në bashkëfinancim me Qeverinë Shqiptare.http://ata.gov.al/2022/10/21/ipard-ii-grant-8-milione-euro-per-40-kontrata-ne-blegtori/http://ata.gov.al/wp-content/uploads/2022/10/blu.png

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments