Friday, October 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIIPARD II, 476 kontrata investimi 

IPARD II, 476 kontrata investimi 

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) nëpërmjet programit IPARD II ka kontraktuar në total 476 investime në sektorin e bujqësisë dhe agropërpunimit në 4 thirrjet për aplikime. Sipas AZHBR-së, vlera totale e investimeve arriti në 182 milionë euro, nga të cilat vlera e grantit shënoi 81.97 milionë euro në 3 masa mbështetëse. Me këtë mbështetje janë kryer investime të reja: 28 ferma blegtorale, 45 investime në turizëm rural, 149 investime në mekanikë bujqësore, 39 linja përpunimi dhe pajisje në funksion të tyre, 81 magazina dhe pika grumbullimi, 17 investime në investime të reja për kantina, 77 investime në serra, 18 investime në panele diellore. Investimet i shërbejnë përmirësimit dhe standardizimit të proceseve bujqësore, blegtorale dhe kapaciteteve të magazinimit, agropërpunimit, mbarështimit, diversifikimit të biznesit, shërbimeve të turizmit rural, energjisë së rinovueshme, përmirësimit të mekanikës bujqësore, etj. Synimi i programit IPARD, nga fondet e Bashkimit Europian në bashkëpunim me qeverinë shqiptare, është zhvillimi i bujqësisë përmes modernizimit dhe automatizimit të veprimtarisë së fermave dhe eksporteve, duke ndikuar pozitivisht në ekonominë e fermerëve dhe sipërmarrësve, në punësimin e të rinjve dhe zhvillimin e bizneseve në zonat rurale. Pas vlerësimit pozitiv nga komuniteti europian, AZHBR është në pritje të fondeve të reja përmes programit IPARD III, me 146 milionë euro të gatshme për t’u injektuar në ekonominë e vendit.https://ata.gov.al/2022/11/02/ipard-ii-476-kontrata-investimi-ne-sektorin-e-bujqesise-dhe-agroperpunimit/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments