Monday, April 21, 2025
HomeSOCIALEEKONOMIIPARD II, 46 kontrata për investime në pajisje dhe linja përpunimi në...

IPARD II, 46 kontrata për investime në pajisje dhe linja përpunimi në ferma

Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural (AZHBR) në kuadër të programit IPARD II ka nënshkruar 46 kontrata për investime në pajisje dhe linja përpunimi në ferma. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bëri të ditur se investimet janë realizuar në linjat e përpunimit të qumështit, të fruta–perimeve, vreshtave, vajit të ullirit dhe bimëve medicinale. Vendosja e pajisjeve dhe linjave të përpunimit ka lehtësuar proceset e punës dhe ka përmirësuar standardet e prodhimit, duke rritur sigurinë ushqimore dhe reduktuar humbjet gjatë prodhimit. Përmes këtyre investimeve synohet zhvillimi i sektorëve të ndryshëm të ekonomisë dhe rritja e të ardhurave në zonat rurale. Granti i dhënë për sektorin e agropërpunimit ka arritur vlerën 19,2 milion euro, të cilat janë fonde të Bashkimit Evropian në bashkëfinancim me qeverinë shqiptare. Pas vlerësimit pozitiv nga komuniteti europian, AZHBR është në pritje të fondeve të reja përmes programit IPARD III, me 146 milionë euro të gatshme për t’u injektuar në ekonominë e vendit. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ