Friday, May 9, 2025
HomeSOCIALEEKONOMIIPARD, grant deri në 70% të investimit në energji të rinovueshme në...

IPARD, grant deri në 70% të investimit në energji të rinovueshme në bujqësi

Programi IPARD II, financon grant nga 50% deri në 70% të vlerës së investimit për prodhimin e energjisë së rinovueshme në sektorin e bujqësisë. Drejtoresha e Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural, Eranda Selmanaj në një intervistë televizive tha se, “mbështetje për energjinë e rinovueshmë në bujqësi, adreson financim për të gjitha bizneset agropërpunuse, përfshi ata që kanë dhoma frigoriferike, linja përpunimi apo sisteme të ujitjes”. Sipas saj, aktualisht kemi projekte që kanë aplikuar dhe janë financuar për ndërtimin e paneleve diellore, që u mundëson atyre prodhimin e energjisë në fermë apo stabiliment, duke u ulur kostot për përdorimin e energjinë elektrike. “Fermerët dhe sipërmarrjet rurale, do të përfitojnë nga një akses më i gjerë në financim për projekte të ruajtjes energjetike falë edhe programit IPARD III, që nisë vitin që vjen”, tha Selmanaj.https://ata.gov.al/2022/09/21/ipard-grant-deri-ne-70-te-investimit-ne-energji-te-rinovueshme-ne-bujqesi/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments