Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ndau në rrjete sociale pamje nga investimi i realizuar në kanalin kryesor ujitës Ndroq-Çallik, që garanton siguri për mbrojtjen nga përmbytjet në fshatrat e zonës, në një sipërfaqe prej 310 hektarësh.
“Me punën e përditshme, në veprat ujitëse dhe kulluese, synojmë të garantojmë siguri për tokat bujqësore dhe mundin e fermerëve tanë”, u shpreh Denaj.
“Ndërtimi i argjinaturës gjatësore me gabione dhe gurë masivë, në një gjatësi prej 65 metrash, për mbrojtje nga përmbytjet, stabilizimin e gërryerjeve dhe rrëshqitjeve, nga lumi Erzen, në fshatin Pinet, si dhe mbrojtja e kanalit kryesor ujitës Ndroq-Çallik, garanton siguri në fshatrat e zonës, në një sipërfaqe prej 310 hektarësh”, tha ministrja.