Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAInvestimet më të mëdha në Malin e Zi vijnë nga Kosova

Investimet më të mëdha në Malin e Zi vijnë nga Kosova

Në Ulqin për herë të parë po mbahet Forumi Ekonomik Ndërkombëtar “Ulqini 2023”, ku po marrin pjesë përfaqësues të qeverisë qendrore dhe lokale të Malit të Zi, përfaqësues të bizneseve nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe nga diaspora. Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe Komuna e Ulqinit e mbështetur nga Qeveria e Malit të Zi si dhe Ambasada e Malit të Zi në Kosovë për herë të parë po mbajnë Forumin Ekonomik Ndërkombëtar “Ulqini 2023”, ku po marrin pjesë përfaqësues të qeverisë qendrore dhe lokale të Malit të Zi, përfaqësues të bizneseve nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe nga diaspora. Ky forum po mbahet me qëllim të rritjes së bashkëpunimit dhe të bashkëinvestimeve në fushat e ndryshme ekonomike në Ulqin dhe rrethinë. Siç thuhet ky forum ekonomik ndërkombëtar do t’i kontribuoj rritjes se bashkëpunimit dhe bashkinvestimit në Komunën e Ulqinit e më gjerë si nismë e parë e këtij formati në Ballkanin Perëndimor. Në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar “Ulqini 2023”, Komuna e Ulqini po prezanton mundësitë e investimeve te reja në këtë regjion për investime të mundshme në fushat e ndërtimtarisë, hotelerisë, turizmit, shërbimeve tjera prodhuese, përpunuese dhe tregtare si asnjëherë më parë i organizuar në këtë format në Ulqin. Omer Bajraktari kryetari i Ulqinit tha se Mali Zi është ekonomi e hapur e bazuar në shërbime e cila varet nga investimet të huaja direkt. Sipas tij bizneset e Ulqinin janë më pak të pranueshme me tregun e Kosovës, prandaj, ky forum është si mundësi e mirë e përkrahjes për Ulqinin. Por, kryetari i ABK-së, Agim Shahini, thotë se Kosova është partner i qëndrueshëm i Malit të Zi dhe po vazhdon të punojnë në këtë drejtim. Ai tha se Mali i Zi duhet t’i heqë burokracitë në marrjen e lejeve e licensave të ndryshme për të ardhur më lehtë për të investuar këtu. Ai përmendi edhe milionat që janë investuar në Ulqin gjatë këtyre dy viteve të fundit. E ministri i të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave në Malin e Zi, Fatmir Gjeka tha se investimet më të mëdha vijnë nga Kosova dhe ky është rast i mirë të shohim procedura më afër. Ai tha se po shohin mundësi për të hapur një dhomë ekonomike të përbashkët në Ulqin. Në këtë forum për dy ditë do të marrin pjesë mbi 100 përfaqësues të bizneseve nga shtetet e përmendura, ndërsa nga Kosova do të marrin pjesë mbi 40 biznese nga sektorë të ndryshëm dhe do të ketë takime bilaterale. E në ditën e dytë do të ketë edhe vizita në zona dhe parcela të ndryshme si potencial për bashkinvestim të investitorëve vendorë dhe ndërkombëtarë.https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=619391

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments