Monday, April 21, 2025
HomeSOCIALEEKONOMIInvestimet e Huaja Direkte arritën në 686 milionë euro, në rritje me...

Investimet e Huaja Direkte arritën në 686 milionë euro, në rritje me 7.9%

Investimet e Huaja Direkte regjistruan rritje duke shënuar vlera të reja rekord për tremujorin e dytë dhe të gjithë 6-mujorin e parë të vitit 2023. Banka e Shqipërisë, bën të ditur se, për tremujorin e dytë, vlera e Investimeve të Huaja Direkte arriti në 379 milionë euro, në rritje me 12.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Për të gjithë 6-mujorin e parë, vlera e përgjithshme e Investimeve të Huaja Direkte arriti në 686 milionë euro, me një rritje 7.9% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas BSH-së, rritja e Investimeve të Huaja Direkte është mbështetur nga shtimi i flukseve të reja dhe nga rritja e fitimeve të riinvestuara të investitorëve ekzistues. 51% e investimeve të huaja direkte ishin fitime të riinvestuara, ndërsa 49% e totalit ishin injektime të reja të kapitalit. Sipas BSH-së, flukset valutore hyrëse në formën e Investimeve të Huaja Direkte ishin të përqendruara në pasuri të paluajtshme, në masën 20%, në sektorin e hidrokarbureve, në masën 17%, në sektorin financiar, në masën 15% dhe në energjetikë, në masën 9% të totalit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ