Monday, April 21, 2025
HomeSOCIALEEKONOMIInvestimet amerikane në Shqipëri u rritën me 17.5%

Investimet amerikane në Shqipëri u rritën me 17.5%

Investimet amerikane në Shqipëri kanë shënuar rritje gjatë vitit 2023. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, investitori i pestë më i madh deri tani në vendin tonë, për vitin 2023 është SHBA, me një fluks investimesh prej 47 milionë eurosh për 9-mujorin. Investimet nga SHBA janë rritur me 17.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Stoku i tyre kumulativ në fund të tremujorit të tretë arriti në 259 milionë euro, në rritje vjetore me 29%. Investimet amerikane janë të përqendruara kryesisht në sektor të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare, si energjetikë, gazi të lëngshëm natyror, sistem financiar etj. Banka e Shqipërisë bën të ditur se, fluksi i Investimeve të Huaja Direkte u rrit në tremujorin e tretë të vitit 2023 dhe për herë të parë kaluan vlerën e 1 miliard eurove gjatë periudhës 9-mujore. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, fluksi i Investimeve të Huaja Direkte arriti vlerën e 404 milionë eurove, në rritje me 15.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ