Llatja, tha se “Shushica është një nga njësitë tona më të mëdha administrative, dhe fshati Shushicë është gjithashtu një nga fshatrat më të mëdhenj. Kemi investuar në vazhdimësi gjatë këtyre viteve në rrugën kryesore të fshatit, në rrugën e varrezave, në prita lumore, në ura, në pastrimin e përroit të Gurrës, si dhe në investime të tjera në shkollën e Shushicës dhe në terrene sportive. Sot kemi në fokus shtrimin e rrugëve të lagjeve të brendshme të fshatit Shushicë”.
“Në lagjen Baldavere po shtrohen rreth 1.7 km rrugë në rrugën kryesore me gjerësi 4 metra dhe 1.2 km rrugë të brendshme me gjerësi 3 metra, sipas standardeve të rrugëve rurale. Ky është një investim i shumëkërkuar nga banorët dhe ndihmon në urbanizimin e lagjes Baldavere, duke e afruar më shumë me qendrën dhe qytetin”, theksoi Llatja.
Kryebashkiaku Llatja u shpreh se “Shushica është një nga potencialet tona më të mëdha turistike dhe, bashkë me projektin për urën e Shushicës dhe bajpasin e Elbasanit, që pritet të nisë këtë vit, kjo zonë do të shndërrohet në një lagje periferike të qytetit të Elbasanit. Ne po vijojmë me investimet për ta bërë këtë realitet”.
Banorët shprehën mirënjohjen për këtë ndërhyrje të rëndësishme, e cila lehtëson ndjeshëm lëvizjen dhe përmirëson kushtet për fermerët dhe komunitetin.
Falë këtyre investimeve, Shushica po fiton një qasje të re infrastrukturore, duke u bërë një zonë gjithnjë e më e integruar me qytetin e Elbasanit dhe duke garantuar kushte më të mira jetese për banorët e saj.