Në Institutin e Shëndetit Publik vijojnë punimet për ndërtimin e korpusit modern të Laboratorëve të Referencës Kombëtare.

Korpusi i laboratorëve të referencës kombëtare të Institutit të Shëndetit Publik po ndërtohet në një sipërfaqe prej 2900 m2 ku dhe i cili do ketë nivelin më të lartë të biosigurisë sipas standardeve të BE-së, ku trajtimi i agjentëve biologjikë me rrezik të lartë, bëhet në nivele më të larta mbrojtje për shëndetin e specialistëve, krahasuar me nivelin që aktualisht ka.

Laboratorët do të pajisen edhe me aparatura të teknologjisë së fundit dhe me kushte bashkëkohore pune për ekspertët dhe stafin e ISHP-së duke garantuar përgjigje sa më efektive, në kohë dhe të sigurta për shëndetin publik.