Përmes Programit Kombëtar të Strehimit Social për vitin 2025, Bashkia e Kamzës do të përmirësojë kushtet e banimit për 42 familje nga komunitete të varfra dhe të pafavorizuara, falë projekteve fituese të mbështetura nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja bëri të ditur se me një investim prej 46 milionë lekësh do të realizohen ndërhyrje në banesat ekzistuese, duke garantuar më shumë siguri, dinjitet dhe kushte më të mira jetese për familjet përfituese.

“Ky është një model i angazhimit konkret për përfshirje sociale dhe zhvillim të barabartë në çdo cep të vendit”, theksoi ministri.