Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAIntervistimi i dëshmitarëve nga Komisioni për Energjinë

Intervistimi i dëshmitarëve nga Komisioni për Energjinë

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike sot do të mbajë mbledhje. Në këtë mbledhje do të bëhet intervistimi i dëshmitarit Edmond Nulleshi, ish-antar i bordit te KEK-ut në periudhën 2006-2008, raporton RTKlive. Ndryshe ky komision ka mbajtur disa mbledhje dhe ka intervistuar disa persona. Kryesues i këtij komisioni është deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, si dhe anëtari tjetër deputeti i kësaj partie, Rashit Qalaj. Nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), do të jenë deputetët Armend Muja, Arbër Rexhaj, Halil Thaçi, zëvendës kryesues Armend Muja. Nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Armend Zemaj anëtar dhe deputetja Rezarta Krasniqi. Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), anëtare është deputetja Time Kadrijaj. Nga Lista Serbe (LS) për anëtar është Ljubinko Karadziq, si dhe nga grupi multietnik për anëtare është Duda Balje.https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=621138

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments