Saturday, October 26, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREInterpretim bashkëkohor i jashtëzakonshëm i “Liqenit të Mjelmave”

Interpretim bashkëkohor i jashtëzakonshëm i “Liqenit të Mjelmave”

“Liqeni i Mjelmave”, pjesë e International Dance Festival që po mbahet në Tiranë dhuroi emocione për publikun në sallën e Teatrit Kombëtar të Opera dhe Baletit.

Një përzierje e përsosur e elegancës dhe dramës, e shoqëruar nga tingujt e pavdekshëm të Tchaikovsky-t, që mbushi skenën me emocion dhe art.

International Dance Festival do të sjellë një sërë shfaqjesh magjike për tre javë në Tiranë, duke e kthyer kryeqytetin në një qendër të kulturës ndërkombëtare.

Ky program mbështetet nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe Bashkia Tiranë.

Publiku duartorkiti gjatë artistët në skenë, ndërsa surprizat dhe emocionet do të vijojnë në TKOB që tashmë me shfaqjet e veta po mbledh gjithnjë e më shumë artdashës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments