Ambasada Gjermane në Tiranë u shpreh përmes një postimi në rrjetet sociale, se programi për internet falas po vjen edhe në Ballkanin Perëndimor.

Nisma WiFi4WB, pjesë e projektit EU4Digital, e bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, po sjell internet falas dhe me shpejtësi të lartë për bashkitë në të gjithë rajonin! E zbatuar nga Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ), kjo iniciativë do të vendosë pika Wi-Fi në hapësira publike si parqe, sheshe dhe qendra kulturore, të zgjedhura nga vetë bashkitë.

Në Shqipëri, kjo iniciativë po zbatohet në partneritet të ngushtë me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë së bashku me GIZ, të cilët organizuan një sesion informues në Tiranë për t’i prezantuar bashkitë me këtë mundësi të shkëlqyer. Gjatë sesionit u ofruan informacione rreth projektit, u përgjigjën pyetjeve të qeverive vendore dhe u përcaktuan hapat për pjesëmarrje.

Kjo nismë përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të lidhjes dixhitale dhe fuqizimit të komuniteteve lokale duke e bërë internetin më të aksesueshëm për të gjithë.