Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIInteresat e bonove 12-mujore në 5.47%

Interesat e bonove 12-mujore në 5.47%

Interesat e bonove të thesarit me afat 12-mujor pësuan një rënie të ndjeshme në ankandin e kësaj jave. Banka e Shqipërisë bëri të ditur se yield-i mesatar i ponderuar i bonove me maturim 12- mujor zbriti në 5.47%, nga 5.8% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm, në fund të muajit nëntor. Sipas BSH-së, pjesëmarrja e lartë në ankand ka luajtur një rol të rëndësishëm në këtë rënie. Nga 10 miliardë lekë që kishte qenë shuma e shpallur për financim nga qeveria (nga e cila 2 miliardë lekë e rezervuar për Bankën e Shqipërisë), në ankand u paraqitën gjithsej kërkesa në vlerën e 16.3 miliardë lekëve. Rënia e yield-eve shpjegohet me faktin e mbajtjes së pandryshuar të normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë, në nivelin 2.75%, pasi e kishte rritur atë për tre mbledhje radhazi me nga 0.5 pikë përqindje. ATA

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments