Në Stockholm të Suedisë u zhvillua takimi i kryetarëve të COSAC (Konferenca e Komisioneve Parlamentare për Çështjet e BE-së të Parlamenteve të Bashkimit Evropian), organizuar nga Parlamenti i Suedisë, në kuadër të presidencës suedeze të Këshillit të Ministrave të BE-së. Gjatë konferencës, kryetarët e komisioneve për Çështjet Europiane të parlamenteve kombëtare dhe anëtarët e Parlamentit Europian takohen për të diskutuar mbi çështjet aktuale të BE-së dhe çështjet që lidhen me rolin e parlamenteve kombëtare në BE. Në cilësinë e vendit kandidat, Kuvendi i Shqipërisë u përfaqësua në këtë takim nga kryetarja e Komisionit për Integrimin Europian, Jorida Tabaku dhe nga sekretarja e këtij Komisioni, Gerta Duraku. Gjatë këtij takimi u diskutua mbi prioritetet e Presidencës suedeze të Këshillit të Ministrave të BE-së dhe atë që BE-ja mund të bëjë së bashku në luftën kundër krimit të organizuar ndërkufitar, si një kërcënim për sigurinë e saj. Takimi u drejtua nga Hans Wallmark, kryetar i Komisionit për Çështjet Europiane në Parlamentin e Suedisë. Gjatë sesionit të parë, parlamentarët diskutuan mbi mënyrat se si mund të rrisin bashkëpunimi ndërkufitar ndërmjet tyre për të luftuar krimin e organizuar dhe si mund të forcohet bashkëpunimi i BE-së për të trajtuar format e krimit të organizuar që priren të rriten në situata krize. Në fjalën e saj gjatë këtij sesioni, Tabaku nënvizoi nevojën e rritjes së bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar, si të bashkëpunimit ndërkufitar, ashtu edhe bashkëpunimit ndërmjet vendeve të BE-së dhe atyre të Ballkanit Perëndimor. Tabaku, duke vlerësuar diskutimin mbi prioritetet e Presidencës tha se, procesi i integrimit të Ballkanit Perëndimor nuk duhet të ketë pengesa të mëtejshme, por duhet shtyrë përpara, Kosovës duhet t’i njihet statusi i vendit kandidat, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të vazhdojnë negociatat pas procesit screening, si dhe me Bosnje-Hercegovinën. “Kjo është e ardhmja për rajonin, por dhe për BE-në, është më mirë me Ballkanin Perëndimor, se sa pa të”, theksoi Tabaku. Në sesionin e dytë u diskutua mbi prioritetet e Presidencës suedeze të Këshillit Ministrave të BE-së, prezantuar më 15 dhjetor 2022 nga Qeveria suedeze, të cilët janë: siguria, konkurrenca, një tranzicion i gjelbër dhe i energjisë, vlerat demokratike dhe shteti i së drejtës. Presidenca suedeze do të vijojë t’i japë përparësi mbështetjes së vazhdueshme ekonomike dhe ushtarake për Ukrainën. ATSH
Integrimi në BE, Shqipëria në takimin e kryetarëve të COSAC
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on