Sunday, April 20, 2025
HomeSOCIALEEKONOMIInstrumenti i Asistencës Financiare IPA

Instrumenti i Asistencës Financiare IPA

Në drejtimin e kryetares Jorida Tabaku, komisioni për Integrimin Europian miratoi projektligjin “Për Ratifikimin e marrëveshjes financiare në kuadër të partneritetit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, dhe Komisionit Evropian”, për rregullat specifike të zbatimit të asistencës financiare të BE-së, për Republikën e Shqipërisë, në kuadër të Instrumentit për Asistencën e Paraanëtarësimit (IPA III). Të ftuar për këtë projektligj ishin Ilir Beqaj Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore të Programit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC), Ami Kozeli Drejtor i Kabinetit të Ministrit të Shtetit dhe Kryenegociator dhe Vilma Premti Drejtore e Kabinetit të Ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin. Beqaj, në fjalën e tij, u shpreh se kjo marrëveshje përcakton rregullat specifike të zbatimit të asistencës financiare të BE-së në Republikën e Shqipërisë, në kuadër të Instrumentit për Asistencën e Paraanëtarësimit, të quajtur IPA III 2021-2027. ”Në radhë të parë garanton përputhshmërinë me politikën e zgjerimit që ka vetë Komisioni Europian dhe Bashkimi Europian”, theksoi Beqaj. Relatorja e çështjes Gerta Duraku, tha se Shqipëria gjatë procesit të integrimit në Evropë mbështetet nga Bashkimi Evropian nëpërmjet Instrumentit të Asistencës Financiare të Paraanëtarësimit IPA, me qëllim për të ndihmuar në miratimin dhe zbatimin e reformave politike, institucionale, ligjore, administrative, sociale dhe ekonomike, që kërkohen për të qenë në linjë me vlerat e BE-së dhe për të përafruar gradualisht rregullat, standardet, politikat dhe praktikat e BE-së me qëllim anëtarësimin në BE. Pas diskutimeve, komenteve dhe pyetjeve të ndryshme, anëtarët e komisionit e miratuan këtë projektligj në parim, nen për nen dhe në tërësi.http://ata.gov.al/2022/09/12/instrumenti-i-asistences-financiare-ipa-mbeshtje-ne-zbatimin-e-reformave/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ