Instituti i Statistikave (INSTAT), konfirmoi shifrën rekord prej 51.7 miliardë lekë eksporte bujqësore, që u raportua pak ditë më parë nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Lidhur me këtë fakt, Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca tha se, “për këdo që vuri në pikëpyetje rezultatet e bujqësisë dhe zhvillimit të sektorit, shifrat e publikuara dje nga INSTAT në raportin e tregtisë së jashtme, flasin fort dhe qartë”. “Sipas INSTAT, për vitin 2022, fermerët, prodhuesit dhe i gjithë zinxhiri ekselent prodhues, përpunues dhe eksportues bujqësor i vendit tonë, arriti nivelin më të lartë historik të eksporteve bujqësore në shifrën rekord 51.7 miliardë lekë”, u shpreh ministrja. Sipas saj, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural e cila llogarit edhe kode të tjera të bujqësisë referuar metodologjisë së Organizatës Botërore të Tregtisë, e llogarit totalin e eksporteve bujqësore edhe më lart, në mbi 55 miliardë lekë për vitin 2022. Krifca bëri të ditur se, në sasi Shqipëria ka eksportuar 389,805 ton, ose 42,284 ton me shumë, ku kryeson kapitulli i “Zarzavateve”, me 5,746 ton me shumë eksporte dhe kapitulli i “Frutave” me 17,766 ton më shumë, teksa vuri në dukje faktin se, “këto të dhëna na sjellin më afër me objektivin dhe projeksionet për dyfishimin e eksporteve bujqësore deri në vitin 2030”. “Ne punojmë bashkarisht çdo ditë duke mbështetur këtë zhvillim përmes politikave tona si për rritjen e cilësisë, gjurmueshmërisë dhe konkurrueshmërisë së tyre, por edhe për zgjerimin e eksporteve drejt tregjeve të reja ndërkombëtare. Falenderime dhe mirënjohje e thellë për punën e palodhur të të gjithë zinxhirit prodhues, tregtues, eksportues i cili na bën krenarë”, deklaroi minsitrja Krifca. ATSH
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on